Rexhaj: Deputetët e ministrat e LDK-së nuk do të punojnë si mësimdhënës e profesorë

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Rexhaj në #DebatPernime ka premtuar se të zgjedhur e LDK-së në Kuvend, dhe në rast se janë në qeveri, edhe ministrat e kësaj partie që punojnë si profesor nuk do t’i mbajnë dy punë.

“JO”, tha Xhavit Rexhaj kur u pyet nëse do t’i mbajnë nga dy punë.

“Puna full-time nënkupton që punon 40 orë në javë, një pune që i përkushtohet plotësisht”, tha tutje Xhavit Rexhaj.

“Një mësimdhënës universitar mund t’i ketë edhe disa orë jashtë normës. Një shërbyes civil mund t’i ketë, por nuk është në rregull, sepse ai është diçka duke lënë keq. Ne të LDK-së, nuk do t’i kryejmë dy punë. Nëse flasim, për ministra, deputetë dhe mësimdhënie ”, tha Xhavit Rexhaj në #DebatPernime.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë: Shyqiri Bytyqi dhe Besa Luzha nga koalicioni AAK-PSD, Xhavit Rexhaj dhe Faton Peci nga LDK, Yll Rugova dhe Venera Llunji nga Lëvizja Vetëvendosje, Kujtim Gashi e Muzafer Shala nga PDK dhe Rexho Kojiq e Anesa Çollakoviq, NDS (Nova Demokratska Stranka/Partia e re Demokratike).

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.