Premtimet e Naim Fetahut për Podujevën

Në debatin e sontëm “Debat Pernime” kandidatët për kryetar të Komunës së Podujevës treguan se si do të qeverisin në dy vitet e ardhshme deri në zgjedhjet e reja komunale.

Debati i sotëm në Podujevë me kandidatët për kryetar në këto zgjedhje të jashtëzakonshme po mbahet pa publik.

Kjo pasi që Qeveria e Kosovës pak para fillimit të debatit mori vendim që aktivitetet publike dhe jopublike të mbahen të mbyllura, pa praninë e publikut.

Sonte në “Debat Pernime” prezent ishin tre kandidatët për kryetar të Komunës së Podujevës: Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës, Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës po mbahen për shkak të ndërrimit të pozitës së kryetarit të kaluar Agim Veliu.

I njëjti në Qeverinë e re ka marrë postin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës mbahen ditën e diel më saktë më 15 mars.

Në “Debat Përnime”, kandidatët për kryetarë të Podujevës, Naim Fetahu nga PDK, Nexhmi Rudari nga LDK dhe nga radhët e LVV, i cili po transmetohet Live, kanë dhënë premtimet e tyre në lidhje me qeverisjen e tyre në këtë komunë.

Naim Fetahu, kandidat për kryetarë të Podujevës nga radhët e PDK-së tha se nuk do i premtojnë votuesit duke i thënë se do i shtrojnë rrugë me zhavorr, edhe pse sipas tij një gjë të tillë nuk janë bërë për herë të parë.

“Mendoj  se këto gjëra nuk bëhen për herë te parë në komunën tonë nuk është mirë që qytetarët të joshën me shtrimin e rrugëve më zhavorr”, u shpreh ai.

Tutje ai ka premtuar se në Podujevë fokus kryesor do të jetë ekonomia, do të ndërtojë çerdhe.

“Është program konkret që ofron zgjidhje për të gjithë qytetarët, fokusi im është në ekonomi sepse në deri më tani ekonomia është shkatërruar dhe unë kam vendosur që në qeverisjen time të fokusohen në ekonomi, do të bëj zgjidhje për bizneset”, premtoi Fetahu.

Në debat Fetahu ka treguar se Podujeva ka vetëm një çerdhe, biblioteka sipas tij nuk ka qenë funksionale derisa ka filluar fushata.

“Podujeva ka vetëm një çerdhe publike, Podujeva nuk ka bibliotekë, nuk ka trafik urban. Biblioteka është funksionalizuar para fillimit të fushatës. Fotografitë janë bërë tash, janë mbledhë foto për të bërë fushtë, mund të vërtetoni këto që po i them, nuk punojnë as semaforët, ka pronë të uzurpuar”, replikoi ai kundërkandidatin, Nexhmi Rudari nga radhët e LDK-së.