Osmani: Nuk do të ketë më qeveri të shantazhueshme

Në vazhdën e #Debatepernime sonte përballë moderatores Jeta Xharra për të shpalosur planprogramin qeverisës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, është kandidatja e LDK-së, Vjosa Osmani me ekipin e saj.

Ajo tha se nëse LDK merr mandatin për të qeverisur Kosovën, nuk do të ketë më një qeveri të shantazhuar.

Këto deklarata Osmani i bëri deri sa tregoi për veprimet e para që do të ndërmarrë nëse merr mandatin e kryeministres.

“Partneriteti ndërkombëtar është ekzistencial për Kosovën. Në radhë të parë është se vetë themelet e shtetit i kemi ndërtuar me partneritet ndërkombëtar dhe e dyta sepse fuqizimi i subjektivitetit është i mundur vetëm nëse i mbajmë dyert e hapura te shtetet demokratike. Tani ne besojmë si LDK siç kemi besuar gjithmonë që vetëm një shtet nga brenda mund të reflektoj një fuqi të tillë edhe nga jashtë, pra kjo nënkupton që nëse ne i bëjmë reformat e brendshme kjo automatikisht do të ndikoj në imazhin shumë më të mirë të vendit.  Kjo nënkupton se nëse ne bëjmë reformat e nevojshme përbrenda në veçanti në luftimin e krimit dhe korrupsionit do të ndikoj në imazhin shumë më të mirë për vendin tonë. Poashtu nëse përfaqësohemi me njerëz kredibil këtë e ofron vetëm LDK, Bashkësia Ndërkombëtare më në fund do të ketë një partner kredibil për të quar përpara proceset që kanë të bëjnë me Kosovën. Do të ofrojmë një qeveri që do të jetë e përgatitur për t`u marrur me temat tejet të rëndësishme, po ashtu një qeveri dhe kryeministre që do të jetë e pa shantazhueshme. Pra nuk do të kemi njerëz që mbi tavolinë flasin për fatin e Kosovës, e nën tavolinë flasin për fatin e tyre politik apo personal”, shpjegon Osmani.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë, të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë: Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Haxhi Avdyli, Arben Gashi, Hykmete Bajrami dhe Xhavit Rexhaj.

Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.