Jeta Xharra pyet PDK-në: Ku jeni kanë ma herët?

Jeta Xhara në #DebatPernime e ka pyetur përfaqësuesin e PDK-së, Lulzim Rafuna se ku kanë qenë më herët.

Rafuna ishte duke folur për sfidat e prodhuesve vendor, duke folur për premtimet e Veseli se nuk do të ketë rritje të tatimeve për këtë kategori të prodhuesve.

Rafuna premtoi se projektligji për tregtinë e brendshme do të hartohet dhe do të shkoj në Kuvend brenda 6 mujorit të parë të qeverisë së ardhshme.

Ku ishit deri tash, njerëzit po pyesin, ku ishin ma herët sinqerisht”, e ka pyetur Jeta Xharra, përfaqësuesin e PDK-së, Lulzim Rafuna.

Ai u përgjigj duke thënë se ata kanë qenë këtu.

“Ne kemi qenë këtu dhe prodhuesit e dinë këtë”, është përgjigjur Rafuna.

Në ciklin e #DebatPernime përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë:  Valdrin Lluka nga koalicioni Nisma/AKR/PD, Magbule Shkodra dhe Bajram Hasani nga koalicioni AAK/PSD, Besa Gaxherri nga LDK, Hekuran Murati dhe Mentor Hyseni nga VV, Lulzim Rafuna nga PDK, Asllan Kryeziu dhe Kenan Aliu nga PDAK

Debati transmetohet dhjetë ditë fushatë zyrtare nga ora 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.