Zbatimi i rekomandimeve të Auditorit në Prizren, Haskuka tregon problemet

Në debatin e organizuar nga BIRN, ku është diskutuar rreth zbatimit të rekomandimeve nga Auditori, ka folur edhe kryetari i komunës, Mytaher Haskuka.

Qëllimi i këtij debati analizimi i gjetjeve të auditorit në këtë komunë, si dhe vlerësimi se a është duke i zbatuar Prizreni këto rekomandime.

Kryetari i komunës, Mytaher Haskuka tha se në këtë komunë kanë problem menaxhimin e kontratave për shkak të stafit të vogël

“Është shumë problematike menaxhimi i kontratave për shkak të resurseve humane. Komuna e Prizrenit është e diskriminuar për sa i përket personelit për menaxhimin e kontratave”, tha Haskuka në debat.

Më pas ai tregoi për ndihmën që gjetjet e Auditorit ia ofrojnë kësaj komune, sidomos në menaxhimin  dhe planifikimin e buxhetit. Ndërsa duke i përmendur borxhet që qytetarët ia kanë kësaj komuna, ai ka paralajmëruar se do të shqyrtojnë mundësinë që këto borxhe të merren përmes përmbaruesve.

“Neve na ka ndihmuar shumë raporti i vitit të kaluar, por edhe i këtij viti për menaxhimin e buxhetit, vlerësimi është një vlerësim objektiv”.

Kryetari i Prizrenit i cili vie nga Vetëvendosje tha se analiza e borxheve të komunës që ai drejton është bërë dhe se po mundohet që këtë çështje ta mbyllin deri në vitin e ardhshëm.

“Hapat konkret i kemi bërë tani shohim për veprime të tjera. Ata që nuk paguajmë do t’i procedojmë ose me gjykatë ose me përmbarues”, tha ai.

Ndërkaq, zëvendës auditori i Përgjithshëm, Ilir Salihu, ka thënë që edhe në këtë komunë ashtu si edhe në komunat e tjera ka përsëritje të planifikimeve.

“Kam rishikuar planet e veprimeve nga vitet paraprake, kemi përsëritje të planifikimeve të veprimeve por veprimet që janë planifikuar nuk kanë ndodhur. Me rastin e hartimi të planeve të veprimit të shikohen veprimet e arsyeshme dhe të realizueshme si dhe të respektohet afatet reale” tha ai.

Ndërsa përmendi rekomandimet kryesore të Auditorit, duke sugjeruar që të merren sa më shpejtë hapa konkret.

“.. klasifikimi i pasurisë ku Komuna e Prizrenit ka jo ma shumë se 10% e pronave të verifikuara sepse kjo është informata fondamentale për tatimin në pronë, përveç kësaj komuna do ta ketë më të lehtë edhe me marr hua për realizimin e investimeve kapitale. Një çështje tjetër janë edhe borxhet, ku komuna duhet të i shlyej borxhet ndaj palëve të treta”, theksoi ai.

Debati i orgaizuar nga BIRN po transmetohet live në KALLXO.com