Ilustrim

Vidhen armë e stoli në Rahovec

Një person ka raportuar në Polici, se disa persona të panjohur me përdorim të forcës kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur dy armë zjarri me leje, bizhuteri dhe gjësende të tjera nga argjendi.

Sipas njoftimit të Policisë, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe duke e hetuar rastin.

Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë rreth orës 00:05.