Shpërthimi i kanalizimit - Foto: KALLXO.com

VIDEO: Shpërthen kanalizimi në qendër të Prishtinës

Qytetarët që po e frekuentojnë udhëkryqin te hoteli “Grand Hotel” po përballen me vështirësi sa për ta kaluar rrugën nga ujërat e zeza aq edhe për shkak të kundërmimit.

Kjo si pasojë e shpërthimit të kanalizimit te një pusetë në mes të rrugës.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com fotografi dhe video-incizim nga vendi i ngjarjes.

Pamjet mund t’i gjeni më poshtë.

Kjo nuk është hera e parë që ujërat e zeza kanë vërshuar rrugët në këtë pjesë të qytetit.

KALLXO.com ka raportuar edhe muaj më parë për të njëjtin problem.

https://kallxo.com/video-shperthen-kanalizimi-vershohet-qendra-e-prishtines/

www.kallxo.com