Ujerat e zeza ne Hajvali

Problemi me ujërat e zeza në Hajvali, komuna ndan mbi 700 mijë euro për kolektorin

Komuna e Prishtinës ka ndarë 726 mijë euro për ndërtimin e kolektorit të ujërave të zeza në Hajvali.

Problemi me ujërat fekale përfshinë pjesën tek Banesat Sociale, Pallati i Drejtësisë dhe gjithë zona me degëzimet e shtëpive deri në hyrje të Graçanicës,

Fituesi i këtij tenderi është Grup i Operatorëve Ekonomik Valdrini sh.p.k; LIMITPROJECT SH.P.K.; N.N.P. Ndërtimi’ të cilët ofruan 726 mijë euro për këto punime.

Sipas të dhënave në dosjen e tenderit, afati për përfundim të punëve është 6 muaj.

Për mungesën e këtij kolektori ka pasur në vazhdimësi ankesa nga banorët e zonës, që përpos kundërmimit, gjendja paraqiste rrezik edhe për përhapje të sëmundjeve infektive.

Probleme me ujëra të zeza kanë shumë zona në kryeqytet, me theks të veçantë ai në lagjen ‘Kalabria’ që  ka disa vite që është lënë në gjysmë për shkak të kontestit pronësor.

Komuna ka në plan që së bashku me projektin e ‘rrugës A’ të rregullojë edhe kolektorin e ujërave të zeza nga lagjia ‘Mati’ deri në atë ‘Kalabria’.

Zgjidhja e problemit me ujërat e zeza në Hajvali ka qenë po ashtu edhe pjesë e premtimeve të kryetarit Përparim Rama.