Komuna e Prishtinës ndan 900 mijë euro për ndërtim e sanim të kanalizimeve në fshatrat e kryeqytetit

Komuna e Prishtinës planifikon të bëjë ndërtim, rikonstruktim e sanim të kanalizimeve në të gjitha fshatrat e kryeqytetit.

Lidhur me këto punime, komuna ka paraparw të ndajë 900 mijë euro.

Fshatrat që do përfshihen në këtë ndërhyrje janë: Bardhosh, Barilevë, Besi, Bërnicë, Busi, Grashticë, Hajvali, Lebane, LLukar, Makoc, Matiqan, Mramor, Prugoc, Rimanishtë, Sinidoll, Siqevë, Slivovë, Sharban, Shkabaj, Tenezhdoll, Trudë, Vranidoll dhe Çakllavicë.

Në dosjen e këtij tenderi bëhet e ditur se operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të ngjashme, (ndërtim i ulët), në 3  vitet e fundit duke filluar nga data e publikimit të njoftimit për kontratë, në vlerë minimale prej 900.000 euro.

Shumica e fshatrave në komunën e Prishtinës nuk kanë trajtim të duhur të ujërave të zeza. Shumë prej tyre janë derdhur në liqenin e Badovcit apo ka edhe raste kur kanë depërtuar në ujërat e pusetave, uji i të cilave është përdorur për pije.

Përpos fshatrave, ujërat e zeza dalin në sipërfaqe edhe në zonën urbane, sidomos gjatë kohës kur ka reshje.

Shi e breshër në Prishtinë, ujërat e zeza dalin në rrugë – VIDEO