Foto: SKV

VIDEO - Momenti i Konfrontimit Ndërmjet Policisë dhe SKV-së

Policia e Kosovës ka arrestuar dje 6 aktivistë të Organizatës Studentore “Studim, Kritik, Veprim” në parkun e qytetit të Prishtinës ku ishin mbledhur për të festuar 8 vjetorin e themelimit të organizatës.

KALLXO.com ka siguruar një video ku dëgjohet dhe shihen veprimet e Policisë dhe të pranishmëve në këtë organizim.

Policia e Kosovës më herët përmes një komunikate për media ka njoftuar se duke dashur të mbajnë situatën nën kontroll dhe sjelljet agresive të disa personave, ata kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Sipas SKV-së, aktivistët e organizatës janë rrahur ku disa prej tyre kanë kërkuar edhe ndihmë mjekësore.

Edhe Policia e Kosovës ka njoftuar përmes komunikatës se 8 pjesëtar të saj janë lënduar gjatë intervenimit të mbrëmshëm.