Zëvendësministri i arsimit: Arsimi është më keq se kurrë

Muhamet Kelmendi që është i dyti në hierarkinë udhëheqëse të Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka kritikuar këtë institucion dhe gjendjen në arsim.

Njëri nga gjashtë Zëvendësministrat e MAShT-it tha se gjendja në arsimin kosovar është më keq se kurrë.

“Arsimi në Kosovë është më keq se kurrë. Nuk ka asgjë për të përshëndetur. MAShT është në gjumë dimëror. Don Zoti e zgjohet?!”, shkroi ai në Facebook.

Kelmendi i takon Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ky reagim erdhi pasi Ministri i Arsimit sot u shpreh i kënaqur me zbatimin e  Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës për vitin 2018.

https://kallxo.com/ministri-bytyqi-kemi-bere-pune-qe-ishin-pertej-objektivave-tona/