Thaçi nderon te shtatorja e Zahir Pajazitit | Foto: KALLXO.com

Thaçi: Zahir Pajaziti Emblemë e UÇK-së

Derisa u përkul në Prishtinë para shtatores së Zahir Pajazitit, Presidenti Hashim Thaçi, ish-komandantin e UÇK-së nga Llapi e quajti emblemë të UÇK-së.

“Sot jemi këtu për të nderuar e respektuar në mënyrë institucionale shtetërore emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  Zahir Pajazitin, Hakifin gjithashtu, Edmondin për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës,” tha Thaçi.

Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u vranë në pritë në Pestovë të Vushtrrisë më 31 janar 1997.

Thaçi tha se sakrifica e këtyre tre ish-luftëtarëve shpejtoi proceset tjera kosovare.

“Shteti i Kosovës nderon dhe respekton me epitetin ma të lartë sakrificën e tyre të cilën e dhanë për të përshpejtuar proceset e tjera zhvillimore të shtetit tonë për t’u integruar në NATO dhe Bashkimin Europian sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Thaçi.

Sot Zahir Pajaziti do të rivarroset në Turiçicë të Podujevës në kompleksin memorial të ndërtuar për të, ndërsa është paraparë edhe mbajtja e një akademie përkujtimore për tre të vrarët para 20 vjetësh.

thaci

Presidenti gjatë nderimit te shtatorja e Pajazitit foli edhe për murin e ndërtuar në Mitrovicën Veriore për të cilin tha se nuk do të diskutohet me Beogradin.

http://kallxo.com/thaci-per-murin-nuk-te-diskutohet-beogradin/