Eklipsi i plotë i Diellit më 21.08.2017, Foto: NASA

Sot ndodh eklipsi i plotë i Diellit në Amerikën Veriore

Një eklips i plotë i Diellit pritet të ndodhë më 08.04.2024, në Amerikën Veriore, duke kaluar në Meksikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanadë.

Eklipsi i plotë i Diellit ndodhë kur Hëna kalon në mes Diellit dhe Tokës, duke bllokuar plotësisht pamjen e Diellit nga Toka.

Në këtë rast qielli errësohet për një moment derisa Hëna të kalojë Diellin.

Sipas të dhënaveAgjencisë amerikane të hapësirës – NASA, lokacioni i parë që do të përjetojë eklipsin e plotë të Diellit është Meksika dhe ky eklips do të ndodhë rreth orës 11:07 të paradites, sipas llogaritjes së kohës në Amerikë.

Pas Meksikës eklipsi do të ndodhë në qytetet tjera, ndërsa do të përfundojë në qytetin Newfoundland të Kanadës, në ora 17:16, sipas kohës lokale të këtij qyteti.

Nga Kosova mund ta shihni drejtpërdrejt në këtë link, në ora 20:07.

Nëse jeni në Amerikë, për ta vrojtuar eklipsin duhet të keni syze diellore të eklipsit apo mbrojtëse të specializuara për vrojtim të Diellit, mirëpo jo syze të zakonshme diellore sado që janë të errëta.

Gjithashtu, nuk duhet të vrojtohet Dielli përmes lensit të kamerës, teleskopit, dylbive, apo ndonjë paisje tjetër optike përderisa mbani syze diellore të eklipsit, pasi rrezet diellore do të përqëndroheshin dhe do të digjnin filterin, ku do të shkaktonin lëndim serioz të syrit.

NASA po ashtu ka njoftuar se eklipsi i plotë i diellit i ardhshëm pritet të ndodhë më 23.08.2044, në Amerikën Veriore.

Ndërsa, eklipsi i plotë diellor i fundit ka ndodhur më 21.08.2017, po ashtu në Amerikë.