SHBA rikthehet në sipërfaqen e Hënës për herë të parë pas më shumë se 50 viteve 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë uljen e parë hënore në më shumë se 50 vjet me anijen kozmike të ndërtuar privatisht të quajtur Odysseus duke e prekur sipërfaqen e Hënës pranë polit jugor të hënës.

Pavarësisht pasigurisë fillestare në lidhje me gjendjen e aeroplanit, u konfirmua se ulja e Odysseus është bërë në mënyrë të kusesshme dhe transmetonte të dhëna.

Kjo arritje shënon një moment historik të rëndësishëm në eksplorimin hënor, pasi NASA synon misionet me ekuipazh njerëzor në Hënë deri në vitin 2026.

Ulja e suksesshme kontribuon në programin Artemis të NASA-s dhe qëllimet e saj më të gjera të eksplorimit hënor dhe misioneve eventuale me ekuipazh në Mars.

Ishte hera e parë që ndonjë anije kozmike e ndërtuar nga SHBA u ul në Hënë që nga vizita më e fundit e ekuipazhit të NASA-s, misioni Apollo 17 në dhjetor të vitit 1972 dhe vizita e parë me automjet komercial pas dështimit të muajit të kaluar të Peregrine One, një tjetër partneritet midis hapësirës. 

“Sot, për herë të parë në më shumë se gjysmë shekulli, SHBA është kthyer në Hënë. Sot, për herë të parë në historinë e njerëzimit, një kompani tregtare, një kompani amerikane, nisi dhe udhëhoqi udhëtimin atje lart”- ka dekalruar Bill Nelson, administratori i NASA-s.

Misioni synon ta studiojë mjedisin hënor, veçanërisht duke u fokusuar në rajonet e pasura me ujë të ngrirë, të cilat mund t’i mbështesin misionet e ardhshme dhe të shërbejnë si një stacion i mundshëm karburanti.

Lander Odysseus, pjesë e iniciativës komerciale të NASA-s për shërbimet e ngarkesës hënore, është e pajisur me instrumente shkencore për të mbledhur të dhëna rreth sipërfaqes së Hënës dhe efekteve të motit në hapësirë.

Misioni shihet si një hap përpara në udhëheqjen amerikane në eksplorimin e hapësirës, mes konkurrencës nga Rusia dhe Kina, të cilat gjithashtu kanë plane për eksplorimin hënor./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala