Risistemohen oraret e qendrave mjekësore në Kamenicë

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati, ka njoftuar se nga një qershori i këtij viti, do fillojë së zbatuari orari i ri i funksionimit të qendrave mjekësore.

Përveç zbatimit të këtij orari, nga kjo datë do të fillojë punën edhe mjeku i përhershëm.

Këtë e konfirmoi vetë kryetari Kastrati përmes një postimi të tij në Facebook.

“Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Dr. Dritan Maliqi, bashkë me stafin administrativ dhe punëtorët shëndetësorë të qendrave mjekësore kanë risistemuar oraret e shërbimeve në këto qendra”, shkroi ai.

Ai tha se duke e marrë parasysh stafin jo të madh, është bërë e mundur që përmes këtij ri-sistemimi të orarit, të maksimizohen shërbimet brenda mundësive.

Ky është orari i funksionimit të qendrave mjekësore në Komunën e Kamenicës.

QKMF NË KAMENICË:

Orari i punës do të bëhet në 2 ndërrime si vijon:

Ndërrimi i parë në intervalin 07:00 – 15:00

Ndërrimi i dytë në intervalin 14:00 – 22:00

Kujdestaria do të jetë në shërbim në intervalin 22:00 – 07:00

Në fundjava do të punohet në intervalin 07:00 – 19:00 dhe 19:00 – 07:00

QMF NË ROGOQICË

Deri më tani, në këtë qendër janë dhënë shërbime vetëm deri në ora 20:00 kurse me riorganizim të orarit do të punohet si në vijim:

Ndërrimi i parë në intervalin 07:00 – 15:00

Ndërrimi i dytë në intervalin 14:00 – 22:00

Shërbimi i ordinancës së stomatologjisë do të funksionojë në oraret:

E mërkure në intervalin kohor 07:00 – 15:00

E enjte në intervalin kohor 07:00 – 15:00

Brenda një periudhe më pak së një vjeçare do të mundësohet që kjo qendër të japë shërbim 24 orësh për banorët e këtyre lokaliteteve.

QMF NË HOGOSHT

Përveç shërbimeve primare shëndetësore, pas 20 vite mungese do të rifunksionalizohen edhe shërbimet e Ordinancës Stomatologjike. Këto shërbime do të ofrohen sipas orarit si vijon:

E hëne në intervalin kohor 07:00 – 15:00

E marte në intervalin kohor 07:00 – 15:00

AMF NË KRILEVË

Kjo AMF është funksionalizuar pas 2 viteve dhe prej datës 1 qershor do të punohet sipas orarit të rregullt si vijon:

Nga e hëna në të premten do të punohet në intervalin kohor 07:00 – 14:00

Të shtunave do të punohet në intervalin kohor 07:00 – 12:00 rezolute.