Takimi në gusht 2022

Raportimi për njoftimin e përsëritur të Presidencës për takimin Osmani - Escobar

Më 23 mars 2023, nga emaili i Presidencës në adresë të mediave ka ardhur një email me një njoftim se nesër do të mbahet takimi mes të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe presidentes Vjosa Osmani.

I njëjti njoftim i Presidencës kishte shkuar në email të mediave më 16 mars 2023, për takimin e 17 marsit që është zhvilluar mes Escobarit dhe Osmanit.

Njoftimin që ka ardhur në emailin e mediave më 23 mars 2023, e ka publikuar media serbe në Kosovë, Kosova Online. Kosova Online ka bërë të ditur se nesër i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor do të vizitojë Kosovën dhe se do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe se do të mbahet një konferencë për media pas takimit. 

Lajmin e publikuar nga Kosova Online e ka verifikuar Graçanica Online. Njoftimi për takimin mes Osmanit dhe Escobarit nuk është publikuar nga mediat në gjuhën shqipe. Po ashtu, Graçanica Online përmes burimeve në Presidencë ka mësuar se nuk është caktuar ndonjë takim për të nesërmen.

Në të njëjtën ditë, më 23 mars 2023, Presidenca ka dërguar një sqarim, në të cilin ka thënë se emaili i dërguar është një lëshim teknik.

“Të nderuar përfaqësues të mediave, ju njoftojmë se sot si rrjedhojë e një lëshimi teknik është ripërsëritur njoftimi lidhur me takimin e javës së shkuar mes Presidentes Osmani dhe zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve z. Escobar: Agjenda mediale e Presidentes Osmani për datën (17 mars 2023). Ju njoftojmë se kjo agjendë siç edhe është e cekur ka qenë për datën 17 mars, dhe se nuk është për nesër” – thuhet në emailin e Presidencës.

Escobar është takuar me presidenten Osmani një ditë para takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Ohër.