Presidentja Osmani uron Krishtlindjen

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar me rastin e festës së Krishtlindjes.

Sipas presidentes, krishtlindja është “një kohë reflektimi e solidariteti, teksa zemrat dhe shtëpitë janë të mbushura me shpresë e optimizëm”.

“Në këtë ditë kremte, le t`i kujtojmë ata që mund të përballen me sfida dhe t’ua shtrijmë dorën e mirësisë e dhembshurisë. Qoftë kjo festë e mbushur me dashuri, paqe dhe gëzim për secilën familje! Gëzuar për shumë mot!” – thuhet në telegram urimin e Presidencës.

Kremtimi i Krishtlindjes, mesha kryesore mbahet në Katedralen në Prishtinë