Pal Lekaj, Deputet AAK

Pal Lekaj: Kemi Gaz të Mjaftueshëm

Deputeti opozitar Pal Lekaj, tha sot se opozita ka gaz të mjaftueshëm për të hedhur saherë që Kuvendi do të provojë të mblidhet.

“Kemi gaz të mjaftueshëm saherë që të mblidhet seanca… Nuk është me rëndësi kush e ka hedhur gazin. E tërë opozita ka hedhur gaz”, tha Lekaj pas ndërprerjes së seancës së sotme si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës.

Ai tha se opozita është “e vendosur” të mos ndryshojë kursin në kundërshtimin e marrëveshjeve të kontestuara

“Ne si opozitë jemi të vendosur të vazhdojmë me protesta, aktivitete por edhe me veprime në Kuvend. Këto marrëveshje e krijojnë një minishtet të Serbisë brenda Kosovës”, tha Lekaj, deputet i AAK-së.