Foto-ilustrim

Ofron Ryshfet, Arrestohet nga Policia

Në raportin e policisë thuhet se i arrestuari shtetas i Shqipërisë duke kaluar kufirin në pikën kufitare Vërmicë i ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarit policor që të mos e regjistrojë atë në sistem.

Gjatë kontrollit të veturës me të cilën po udhëtonte i dyshuari, janë gjetur 18 telefona mobilë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të ngjashme.

http://kallxo.com/ofron-policit-50-franga-ryshfet/