Naim Tërnava kërkon 500 mijë euro nga teologu Emin Behrami

Pak javë pasi teologu Emin Behrami ka paraqitur kallëzim penal për vjedhje të rëndë kundër kreut të BIK-ut, Naim Ternava, ky i fundit i është kundërpërgjigjur atij me padi për shpifje.

Javë më parë Emin Behrami ka parashtruar kallëzimit penal me të cilin pretendon se myftiu Naim Tërnava ka vjedhur 300.000 (treqind mijë).

Kjo ka bëre që Tërnava të kërkojë nga teologu dëmshpërblim në shumë prej 500 mijë euro

Në padinë e hartuar nga avokatët Nasuf Hasani dhe Arben Geci, myftiu Ternava pretendon se Emin Behrami ka shpifur ndaj tij.

Në padi thuhet se qëllimi i Behramit është denigrimi i Naim Tërnaves si i pari i BIK-ut.

Një herit Tërnava ka paraqitur kallëzim penal ndaj Emin Behramit për Kallëzim të rremë me arsyetimin se Behrami nuk i ka ofruar prokurorisë asnjë provë të vetme për pretendimet e tij.

KALLXO.com ka raportuar për momentin e pranimit të kallëzimit penal kundër kryetarit të BIK-ut.

Me 11 prill të këtij viti  në Prokurorinë e Shtetit është ushtruar një kallëzim penal ndaj myftiut të Kosovës, Naim Tërnava.

Kallëzimi penal ndaj Naim Tërnavës është ushtruar nga teologu Emin Behrami lidhur me dyshimin për kryerjen e veprave penale të vjedhjes së rëndë dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

“Duke ju referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, lidhur me rastin në fjalë ju informojmë se, Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 11.04.2019, ka pranuar një kallëzim penal, të ushtruar nga Emin Behrami, kundër Naim Tërnava, në drejtim të veprave penale: “Vjedhje e rëndë” nga neni 327 të KPRK-së dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 të KPRK-së”, thuhet në përgjigjen e pranuar nga Prokuroria e Prishtinës.

Në kallëzimin penal të cilin e posedon KALLXO.com, Emin Behrami e pretendon se myftiu Naim Tërnava ka vjedhur 300.000 (treqind mijë) marka gjermane.

KALLXO.com ka provuar të kontaktoj me përfaqësues të BIK-ut për të marrë një prononcim lidhur me këtë kallëzim penal, si përmes telefonit ashtu edhe përmes emal-adresës, por deri në këto momente ata kanë qenë të pa qasshëm.