LDK Premton ta Ndërtojë Kalanë e Fehmi Lladrovcit

“Unë do ta ndërtoj kalanë e Fehmi Lladrovcit”, tha Nika.

Ramiz Lladrovci, vëllai i Fehmi Lladrovcit, është kandidat i PDK-së për Drenasin por ai nuk ka marrë pjesë në debatin e kandidatëve.

Ndërsa kandidati i pavarur, Xhavit Drenori premtoi se nëse fiton zgjedhjet, për 10 muajt e ardhshëm do ta ndërtojë një muze për luftën e fundit në Kosovë.

“Unë kam jetuar një pjesë të madhe të jetës dhe studimeve në Gjermani dhe ku kemi hy ku kemi dalë kemi pasur privilegje të shohim vende të ndryshme turistike. Ëndërr e kam pas që në Drenas t’i kem ato vende turistike. Unë i garantoj qytetarët që do të bëjmë një muze për Luftën e fundit të Kosovës në mes të Feronikelit dhe Drenasit. E kemi edhe një vend si shpella e Gadimes të cilën do ta funksionalizojmë”, tha Drenori.

Këto deklarata ata i bënë në debatin për Drenasin të moderuar nga Jeta Xharra me kandidatët për kryetar të komunës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit mbahen më 4 dhjetor.

Në këto zgjedhje kandidojnë: Ramiz Lladrovci (PDK), Bedri Nika (LDK), Isa Xhemajlaj (NISMA), Elmi Thaçi (AKR), Vehbi Berisha (Fjala) dhe Xhavit Drenori (kandidat i pavarur).

Në këtë debat munguan dy kandidatë ai i PDK-së Ramiz Lladrovci dhe ai i AKR-së, Elmi Thaçi.

Debati i plotë: