Kapen 20 Kilogramë Narkotikë në Vërmicë

Sipas njoftimit të doganës marijuana u zbulua në një makinë me ngjyrë të zezë të tipit “Range Rover” me targa të Serbisë në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri në Vërmicë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartpërmendur është zbuluar një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike (dyshohet të jetë marijuanë). Sasia e lëndës narkotike ishte 20410 gramë (20 kilogramë e 410 gramë),” njofton dogana.

Dogana tregon edhe ku ishte e fshehur kjo sasi e drogës.

“Lënda narkotike u zbulua e fshehur në rezervuarin e benzinës së automjetit. Deri tek zbulimi erdhi përmes përdorimit të pajisjeve të specializuara donacion nga qeveria e ShBA-ve përmes programit EXBS. Vozitësi ishte shtetas i Serbisë, i njëjti është  arrestuar nga ana e policisë dhe rasti ka vazhduar tutje me hetimet,” vijon njoftimi.

IMG_6956

Pas zbulimit të kësaj sasie të narkotikëve, drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Lulzim rafuna th ase ky institucion tashmë po i ndihmon edhe krijimit të sigurisë në Kosovë.

“Dogana e Kosovës përveç mbledhjes së suksesshme të taksave tanimë është shndërruar në një institucion i cili kontribuon në rritjen e përgjithshme të sigurisë dhe mbrojtjen e kufirit,” tha Rafuna.

Ai falënderoi edhe ShBA-të për donacionin që mundësoi zbulimin e drogës.

“Falënderoj qeverinë e ShBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme  pasi që rezultatet e kësaj përkrahje si në fushën e trajnimeve po ashtu edhe në atë të asistencës teknike prodhojnë rezultate maksimale,” tha më tutje Rafuna.