Mimoza Kusari- Lila, kryetare e Komunës së Gjakovës

‘Jeta në Komunë’ në Gjakovë e Junik

Në asambletë e Gjakovës dhe Junikut nesër do të zhvillohet një “seancë” e veçantë.

Para asamblistëve, Jeta Xharrës dhe ekipit të saj kryetarët e këtyre dy komunave do të tregojnë se çfarë kanë bërë dhe nuk kanë bërë gjatë gjysmës së mandatit si kryetarë.

Xharra do të kthehet në këto komuna për ta parë se sa këta dy kryetarë i kanë realizuar premtimet që kishin bërë gjatë fushatës zgjedhore të nëntorit 2013.

“Jeta në Komunë” është duke realizuar një seri debatesh për premtimet, punën dhe mospunën e krerëve komunalë.

Këtë të diel në orën 11:00 në RTK do të transmetohet debati me kryetaren e vetme komunale femër- Mimoza Kusari-Lilën që drejton Gjakovën.

Një orë më vonë, në mesditën e ditës së diel po në RTK do të shfaqet debati i “Jetës në Komunë” me kryetarin e Junikut Agron Kuçi.