Gruaja shtatzënë goditet nga vetura në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Një grua, shtatzënë, është goditur nga vetura pasditën e së premtes në Vushtrri.

Viktima ka humbur binjakët e saj, dhe sipas mjekëve edhe vet ajo është gjendje të rëndë.

Dje është arrestuari i dyshuari që ishte duke drejtuar veturën.

“Me 23.12.2023  është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore, e cila ishte shtatzënë. Dyshohet se viktima ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, ndërsa sipas mjekëve vet viktima është në gjendje të rëndë”- thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.