Foto: Kallxo.com

Dyshime për shkelje në tenderin për kutitë e medaljeve presidenciale

Presidenca dyshohet ka shkelur ligjin e prokurimit publik në tenderin për kutitë dhe fasikullat e medaljeve presidenciale.

Në një letër drejtuar Fehmi Gashit, menaxherit të zyrës së Prokurimit në Presidencë, Shaip Havolli Agjencisë Kundër Korrupsion, ka konstatuar se tenderi me titull “Furnizim me kuti dhe fasikulla për medalje” ka pasur shkelje gjatë fazës së tenderimit.

Referuar këtij opinioni, Agjencia në bazë të dokumenteve të nxjerra nga platforma E-Prokurimi, ka analizuar njoftimin për kontratë, dosjen e tenderin dhe pjesën e specifikimeve teknike, ku ka konstatuar se autoriteti kontraktues për këtë aktivitet të prokurimit ka paraparë procedurë të hapur, kontratë publike kornizë 36 muaj me vlerë të mesme të parashikuar 42 mijë e 300 euro.

“Agjencia pasi ka analizuar me kujdes njoftimin për kontratë dhe dosjen e tenderit, ka vërejtur se autoriteti kontraktues si kriter për dhënie të kontratës ka caktuar kriterin tenderi ekonomikisht më i favorshëm, ndërsa si nën kritere ka caktuar: 1. Çmimi të cilit i ka caktuar koeficientin prej 0,50%; 2. Modeli më i mirë koeficientin prej 30%; 3. Harmonizim i dy modeleve me koeficient 0,10% dhe 4. Afati i lifterimit me koeficient 10%”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se AKK konsideron që autoriteti kontraktues me rastin e caktimit të nën kriterit për dhënien e kontratës numër 4 ku është caktuar “Afati i lifterimit me koeficient 10%”, nuk ka respektuar Legjislacionin në fuqi të Prokurimit Publikim për faktin se në nenin 28, paragrafi 3 Rregullat dhe Udhëzuesi Operativ për Prokurim, specifikon qartë cilat kritere mund të caktohet te kriteri i dhënies Tenderi ekonomikisht më i favorshëm.

Gjatë analizimit  AAK thotë se nën kriteret për dhënie të kontratës nuk janë identike njëra me tjetrën, më saktësisht në lidhje me nën kriterin numër 2 ku në njoftimin për kontratë është specifikuar “Modeli më i mirë”, ndërsa në dosjen e tenderit, saktësish në aneksin 6, te nën kriteri 2 është specifikuar “Vlerësimi i kualitetit të kutisë dhe fasikullës pamja si model”. Andaj, AKK konsideron se veprimi i tillë është në kundërshtim me nenin 27 paragrafi 4 të LPP-së ku thuhet se “Kërkesat e përcaktuara me Dosjen e tenderit dhe në njoftimin për kontratë duhet të jenë identike”.

Në këtë opinion, të dërguar në fillim të majit në Presidencë, AKK kërkon që presidenca si Autoritet kontraktues që t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme deri në evidentimin e shkeljeve në lidhje me tenderin me titull “Furnizim me kuti dhe fasikulla për medalje”.

AKK rekomandon që autoriteti kontraktues, në këtë rast presidenca duhet të caktoj nën kritere të qarta, precize dhe të cilat janë kritere të matshme.