Brukseli Tronditet nga Shpërthimet e Njëpasnjëshme

Tri shpërthime të njëpasnjëshme kanë tronditur Brukselin në orët e hershme të mëngjesit.

Televizioni belg RTBF raportoi se të paktën 10 persona kanë vdekur si pasojë e këtyre shpërthimeve.

Dy shpërthimet e para ndodhën në Aeroportin Zaventem, ndërsa një i tretë raportohet të ketë ndodhur disa minuta më vonë në një stacion nëntokësor, Malbeek, të Brukselit.

Agjensitë e huaja të lajmeve raportojnë se pamjet e shfaqura ne rrjetet sociale kanë shfaqur tymin i cili po ngrihej në një ndërtesë të Terminalit të Aeroportit Zaventem në Bruksel.

Në ato pamje është parë panik dhe njerëz duke ikur nga aeroporti i cili tani po qëndron i mbyllur.

aeroplan

Flitet për disa të lënduar por ende nuk ka asgjë të konfirmuar.

Transmetuesi belg RTBF citon një dëshmitar të ketë thënë se ka pasur njerëz të lënduar në zonën e nisjes, përballë hotel Sheraton, raporton BBC.

Ministri i Brendshëm i Belgjikës Jan Jambon kishte thënë të hënën se vendi ishte në nivelin më të lartë të gatishmërisë për sulme të mundshme hakmarrëse pas kapjes së të dyshuarit kryesor për sulmet e vitit të kaluar në Paris, Salah Abdeslam.

Aeroporti Zaventem është 11 kilometra në veri-lindje të Brukselit dhe ka pasur me më shumë se 23 milionë pasagjerë vitin e kaluar.