Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Foto: ZKM

Kurti udhëton për në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot në Bruksel të Belgjikës, me ftesë të presidentit të Partisë së Socialistëve Evropian, Stefan Löfven.

Sipas një komunikate për media, Kurti do të marrë pjesë në përgatitor të Këshillit të Bashkimit Evropian me kryeministra, liderë partiakë dhe komisionerë nga radhët e familjes së PES.

“Me ftesë të Presidentit të Partisë së Socialistëve Evropianë, Stefan Löfven, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot në kryeqytetin e Belgjikës, për të marrë pjesë në takimin përgatitor të Këshillit të Bashkimit Evropian me kryeministra, liderë partiakë dhe komisionerë nga radhët e familjes së PES dhe për të diskutuar rreth agjendës së Këshillit”- thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.