Ilustrim, Foto: Euronews

Vetura futet në mes turmës së qytetarëve në Belgjikë, katër të vdekur e dhjetra të lënduar

Të paktën katër persona kanë vdekur pasi një veturë u përplas me një turmë në jug të Belgjikës, raporton BBC.

Incidenti ndodhi në qytetin e vogël Strépy-Bracquegnies, rreth 50 km në jug të kryeqytetit Bruksel.

Vetura raportohet se u hyri me shpejtësi të madhe në një grup interpretuesish të karnavaleve që po përgatisnin një paradë.

“Kemi disa dhjetëra të plagosur dhe për fat të keq disa njerëz të vdekur,” tha kryetari i bashkisë së qytetit Jacques Gobert për radiostacionin RTBF.

Të paktën 12 persona raportohet se janë lënduar rëndë pas aksidentit. Sipas policisë, personat që udhëtonin në veturë janë arrestuar.

Rrethanat e incidentit nuk janë ende të qarta, por disa raporte të mediave lokale sugjerojnë se mund të bëhet fjalë për një ndjekje policore.