Rrezeart Galica anëtarësohet në asociacionin ndërkombëtare të dizajnit në Belgjikë

Artisti kosovar, Rrezeart Galica është anëtarësuar në Asociacionin Ndërkombëtare për Dizajn e Kulturë Kinë-Evropë, (CEIDA) në Antwerp të Belgjikës.

CEIDA (China Europe International Design Culture Association) është një platformë ndërkombëtare e dizajnit dhe  kulturës.

Lajmi për anëtarësimin e Galicës në CEIDA është postuar edhe në faqen zyrtare të këtij asociacioni në Facebook.

Galica, profesor në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, është ndër krijuesit  më aktiv në fushën e dizajnit.

Galica ka marrë pjesë në shumë bienale e aktivitet kulturore të dizajnit në vende të ndryshme të botës.

Galica është themelues edhe Akademisë Multimediale.