Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Arrest shtëpiak të dyshuarve për transplantim të kundërligjshëm të qelizave njerëzore

Katër të dyshuarve për transplantim të kundërligjshëm dhe trafikim të organeve dhe qelizave njerëzore u është caktuar masa e arrestit shtëpiak,  duke u refuzuar kërkesa e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit.

Vullnet Kusari, Art Kusari, Ideale Zhubi dhe Saranda Murtezaj do të qëndrojnë në arrest shtëpiak deri më 2 maj 2019, pasi ekziston dyshimi i bazuar i  prokurorisë se në bashkëpunim dhe në vazhdimësi me qëllim të përfitimit në Klinikën Amerikane “Dr.Behar Kusari”, kanë transplantuar inde dhe qeliza njerëzore.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë ata kanë bërë shitblerjen e organeve dhe qelizave vezore si dhe përcaktimin e gjinisë.

Në aktvendimin të cilin e ka siguruar KALLXO.com, thuhet të pandehurit i ftonin gratë në klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”, dhe u premtonin se nëse dhurojnë qeliza vezore mund të përfitonin mbi 600 euro, pastaj këto qeliza iu shiten në vlerë 3000 deri në 4000 euro personave të tjerë në nevojë.

I dyshuari Vullnet Kusari deklaroj në Gjykatë se në Klinikën Amerika nuk ka transplant por ka dhurim të qelizave vezë të cilat bëhen në mënyrë vullnetare.

Ndërsa i dyshuari tjetër, Art Kusari deklaroi se nuk ka pasur përfitime personale dhe se nuk ka bashkëpunuar asnjëherë me askënd.

Sikurse dy të dyshuarit edhe e pandehura Ideale Zhubi dhe Saranda Mazrekaj e kundërshtuan kërkesën e Prokurorisë.

Ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili pas këtij rasti njoftoi se Inspektorati Shëndetësor ka ndërprerë veprimtarinë shëndetësore të frytnimit në këtë klinikë.

“Si rezultat, Inspektorati Shëndetësor i ka ndërprerë veprimtarinë shëndetësore të frytnimit të asistuar mjekësor klinikës në fjalë. Interesi financiar nuk mund të vihet mbi shëndetin publik të qytetarëve”, tha ai

KALLXO.com, ka raportuar në vazhdimësi për ketë rast.

https://kallxo.com/policia-jep-detaje-per-personat-qe-dyshohen-per-transplantim-te-kunderligjshem-dhe-trafikim-me-organe/?fbclid=IwAR2FDwop3WL2MdDdXyMUlgYncyifeELNW6vILSQ6QZgxrotsDwwuIF3QxBeg

https://kallxo.com/kerkohet-paraburgim-ndaj-te-dyshuarve-per-trafikimin-e-qelizave-vezore/?fbclid=IwAR08ZAqtDQsdLXesP31IF30t41oC8nytoLmo4Ehpw9RWRjD0jTNIZ3wArKI