Gjykata merr vendim për dy të dyshuarit për rastin e shembjes së kulmit të Komunës së Prishtinës

Ylber Jashari dhe Bekim Baftjaraj janë dy të dyshuarit për rënien e kulmit të objektit të komunës së Prishtinës ku lëndime të rënda pësoi një kalimtare 23-vjeçare.

Gjykata i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për 1 muaj, të dyshuarit për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm Bekim Baftjaraj.

Ndërkaq, për Ylber Jasharin, zyrtarin e komunës të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtarë i është caktuar masa e ndalimit për të mos ju afruar vendit të caktuar – Komunës si dhe kontakti me kolegët e punës.

Ky vendim është marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake në departamentin e krimeve të rënda, Medije Bytyqi.

Prokurori Lulzim Aliu kishe parashtruar kërkesë për caktimit të paraburgimit për të dyshuarin Bashkim Baftjaraj, e cila i është refuzuar dhe zëvendësuar me masën e lartcekur.

Seanca dëgjimore lidhur me rastin është mbajtur sot në Gjykatën e Prishtinës.

Prokuroria e Prishtinës kishte bërë të ditur se ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj B.B. i dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, kurse ndaj zyrtarit të komunës Y.J. është kërkuar masa e ndalimit të afrimit të vendit apo personit.

Këta persona janë të dyshuarit për rastin e rënies së një pjesë të kulmit të objektit të ri të komunës së Prishtinës në lagjen “Arbëria” në kryeqytet ku mbeti e lënduar rëndë një vazjë 23-vjeçare.

“Departamenti për Krime të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu ofruar vendit të caktuar apo personit të caktuar, ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” – thuhej në përgjigjen e prokurorisë për KALLXO.com.

Një ditë pas ngjarjes, Instituti Hidrometeorolgjik i Kosovës (IHMK) kishte publikuar të dhënat për shpejtësinë e erës në kohën kur ndodhi shembja e kulmit të objektit të ri të Komunës së Prishtinës, duke thënë se një forcë e tillë nuk mund të shkaktonte dëme.

Çka ndodhi me kulmin e objektit të ri të Komunës së Prishtinës?