Foto-ilustrim

Therje me Thikë në Qendër të Prishtinës

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë një person tjetër.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, të premten rreth orës 23:45.

Viktima sipas Policisë është dërguar në trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).

Policia në raport nuk ka dhënë detajet lidhur me sulmin ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.