Foto: Facebook

Punëtori i Spitalit të Pejës dyshohet se e sulmoi fizikisht kolegun në vendin e punës

Një punëtor i Spitalit të Pejës dyshohet se ka sulmuar fizikisht kolegun e tij në vendin e punës.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur sot në mëngjes.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se Policia ka marrë deklaratat e viktimës dhe të dyshuarit.

“Është njoftuar prokurorja e shtetit, e cila ka urdhëruar që rasti të cilësohet “lëndim i lehtë trupor”. Rasti shkon në procedurë të rregullt” – tha ai.

Gashi shtoi se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Lidhur me këtë, KALLXO.com është munduar të marrë një përgjigje edhe nga drejtori i Spitalit, Fazli Shala, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij artikulli ai nuk ka qenë i qasshëm.