Thaçi e Haradinaj fillojnë javën me takim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka nisur mëngjesin e ditës së hënë me një takim me presidentin, Hashim Thaçi.

Sipas Haradinajt ky takim është bërë pak para se Thaçi të udhëtojë në ShBA për Lutjet e Mëngjesit.

“Në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërore, sot prita në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, para udhëtimit të tij në ShBA”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Ndërsa, Haradinaj nuk mund të shkojë në Lutjet e Mëngjesit për shkak të problemeve më vizën.

Thaçi e Haradinaj janë takuar edhe mbëmë në një darkë ku ka qenë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

https://kallxo.com/thaci-rama-haradinaj-e-veseli-darkojne-pas-skllotes/