Tenton të mashtrojë bankën me 500 Euro të falsifikuara

Një punonjëse e një banke ka raportuar se ka pranuar para të falsifikuara. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mulla Idrizi” në komunën e Gjilanit.

Kartmonedha që e kishte pranuar punonjësa e bankës e që dyshohet që ishte e falsifikuar ishte në vlerë prej 500 euro.

Sipas Policisë së Kosovës monedha është konfiskuar.