Bankomat - Foto: REL/Reuters

Zyrtari i një banke raporton në polici se për tre muaj u deponuan mbi 2 mijë euro të falsifikuara

Një zyrtar i një banke në Prishtinë dje me 01.03.2024 ka raportuar në polici, se për tre muaj në bankë janë deponuar kartëmonedha dhe monedha të ndryshme në vlerë 2 mijë e 53 euro, që dyshohet se janë të falsifikuara.

Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk është arrestuar deri më tash asnjë person, ndërsa rasti është nën hetime.