G

U deponuan mbi 2600 euro që dyshohet se janë të falsifikuara, rasti po hetohet

Një rast i falsifikimit të parasë është regjistruar nga Policia e Kosovës në Fushë Kosovë.

Një person ka raportuar se nga persona të ndryshëm janë deponuar para me vlerë 2,619 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Sipas njoftimit të Policisë, të falsifikuara janë gjetur monedha metalike nga dy dhe një euro.

Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.