Nga një mbledhje e Këshillit Prokurorial | Foto: KALLXO.com

Sylë Hoxha Prokuror Special deri në Gusht

Sylë Hoxha do të jetë prokuror special edhe për gjashtë muaj pasi në mbledhjen e sotme Këshilli Prokurorial i Kosovës miratoi transferimin e tij deri më 6 gusht 2017 në Prokurorinë Speciale.

Hoxha ishte kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, por në dhjetor të vitit të kaluar, edhe pse konkurroi për mandatin e tij të dytë, u mposht në garë nga Admir Shala që u rangua më mirë se Hoxha.

http://kallxo.com/kpk-ja-zgjedh-kryeprokuroret/

Pas humbjes së garës për kryeprokuror të Prizrenit, Hoxha u transferua nga Prokuroria Themelore në Prizren në Prokurorinë Speciale, ku nisi punën më 11 janar 2017.

http://kallxo.com/syle-hoxha-behet-prokuror-special/

Ky transferim Hoxhës sot iu vazhdua për gjashtë muaj, pasi atij po i kalonte mandati prej një muaji në Prokurorinë Speciale.

Hoxha gjatë kohës sa ishte kryeprokuror i Prizrenit, ushtroi edhe detyrën e kryeprokurorit të shtetit, derisa në këtë pozitë u zgjodh Aleksandër Lumezi.

Në nëntor të vitit 2016, Sylë Hoxha pas marrjes së raportit të autopsisë paraqiti arsyet e vdekjes së aktivistit të “Vetëvendosjes” Astrit Dehari, duke u përfshirë pastaj në polemika me zyrtarë të këtij subjekti politik.

http://kallxo.com/syle-hoxha-astrit-dehari-ka-vdekur-nga-asfiksia/