Volejboll, Drita nesër e nisë rrugëtimin në Challenge Cup

Kampioni në fuqi i Kosovës në volejboll, KV Drita, nesër do ta nisë garat në Challenge Cup, ndaj ekipit grek AO Thiras.

Drita do t’i luaj dy ndeshja ndaj ekipit grek AO Thiras, në Greqi, këtë e ka bërë të ditur Federata e Volejbollit e Kosovës, përmes një njoftimi faqen zyrtare në Facebook.

Ndeshja e parë do të luhet nesër prej orës 18:30.

Kurse ndeshja e dytë do të luhet të mërkurën po ashtu prej orës 18:30.

Më poshtë mund të shihni njoftimin e plotë të FVK-së.