Volejboll: M-Technologie fiton Kupën e Kosovës

M-Technologie ka fituar Kupën e Kosovës në volejboll në kategorinë e vajzave duke e mposhtur Dritën 3 me 2 në sete.

Pavarësisht se avancuan 2:0 në hapje të kësaj finale, M-Technologie u ballafaqua me revanshin e Dritës në dy setet vijues, duke barazuar shifrat në 2:2, për ta dërguar ndeshjen në tie-break.

Në setin përcaktues, Drita pati nismë të mirë, por prapë ngeci në kuotën e 12 pikëve, pasi në momentet finale, M-Technologie tregoi dëshirë e këmbëngulje për ta marrë Kupën e Kosovës.

Kapitenes Shqipe Kqiku, trofeun ia dorëzuan Ministri për Kulturë, Rini e Sport Hajrulla Çeku dhe Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.