Volejboll: Drita fiton Kupën e Kosovës

Klubi i Volejbollit Drita, në konkurrencën e vajzave e ka fituar Kupën e Kosovës duke e mposhtur M-Technolgie 3 me 2 me sete.

Drita e nisi mirë setin e parë  duke e fituar me rezultat 25-22.

Seti i dytë i takoi prishtinaseve të cilat e fituan me rezultat 20-25.

Gjilanaset e fituan setin e tretë me rezultat 25-19.

Seti i katërt i takoi mysafirëve të cilat bën lojë të mirë duke e fituar me rezultat 23-25.

Seti i pestë i takoi Dritës të cilat e fituan me rezultat 15-10, për ta fituar Kupën e Kosovës.