Volejboll: Drita eliminohet nga CEV Cup

KV Drita është eliminuar në 1/16 e finales në CEV Cup për volejbolliste.

CEV Cup është niveli i dytë i kupave europiane. Skuadra gjilanase nuk ia arriti të lë gjurmë ndaj skuadrës çeke, Shelmy Brno.

Të dy ndeshjet u luajtën në Gjilan, të mërkurën dhe të enten, por volejbollistet e Kosovës nuk e fituan asnjë set të vetëm.

Të mërkurën në përballjen e parë, Brno fitoi setet me rezultat 25:14, 25:19 e 25:18.

Çeket ishin bindëse edhe në ndeshjen e tytë, duke  fituar setin e parë me rezultat 25:17, të dytin 25:13, kurse të tretin 25:20.

Kujtojmë se Drita ishte skuadra e vetme kosovare e volejbollit në garat europiane.