Trepça ’89 mposht Arbërinë në shtëpi

Trepça ’89 ka shënuar fitore si mysafir me rezultat 1-2, ndaj Arbërisë në kuadër të xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me Dior Zabërgjen në minutën e 22’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0, për vendasit.

Pjesa e dytë i takoi xehtarëve të cilët e rikthyen rezultatin.

Charles Bissmark e barazoi rezultatin në minutën e 55’.

Golin e fitores e shënoi Rilin Namani në minutën e 62’.

Pas kësaj fitoreje Trepça ’89 pozicionohet në vendin e katërt me 14 pikë.

Kurse, Arbëria në vendin e shtatë me 11 pikë.