
Trepça ’89 fiton me lehtësi ndaj Dritës në ‘Riza Lushta’ (Foto)
01.12.2019 - 15:06
Trepça ’89 e ka befasuar Dritën, duke e mposhtur me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Leart Emini i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 17’ për rezultatin 1-0.
Për dyfishimin e epërsisë Ardian Cuculi i Dritës shënoi autogol në minutën e 45’.
Mitrovicasit e trefishuan epërsinë në minutën e 52’ me Muharrem Jasharin.
Drita e ngushtoi epërsinë me Gilberto Fortunaton në minutën e 63’.
Pas kësaj humbje Drita mbetet në vendin e tretë me 31 pikë.
Kurse Trepça ’89 në vendin e tetë me 28 pikë.