Trajneri i Suedisë flet për Arbër Zenelin

Arbër Zeneli u largua nga Suedia në vitin 2016-të për t’iu bashkuar Kombëtares së Kosovës.

Zeneli është njëri prej lojtarëve më të mirë të “Dardanëve”, djaloshi nga Mitrovica në ndeshjen e fundit shkëlqeu duke i shënuar dy gola në miqësoren ndaj Lituanisë.

Trajneri i Suedisë Janne Andersson në konferencë për media i pyetur se a do ta ftonte Zenelin dhe a do ta inkuadronte në lojë, ai ka thënë se prej se ka vendosur që 26 vjeçari të luajë për Kosovën nuk e ka shikuar më.

“Prej se ka vendos Arbëri që të luajë për Kosovën nuk e kam shikuar më në atë mënyrë, natyrisht është një lojtar i mirë. Fatkeqësisht për ne ka marrë atë vendim. Ky është njëri ndër ata lojtarët e mirë dhe të shpejtë, kam edhe shumë lojtarë të tjerë që mund t’i përzgjedh të luajë për Suedinë”, tha Andersson.