Challandes: Suedia përfitoi nga gabimet tona idioteske

Kosova ka zhgënjyer duke u mposhtur me rezultat 0-3 nga Suedia, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, pas ndeshjes ka deklaruar se nga gabimet e tyre.

“Pjesa e parë nuk ishte keq, kemi luajtur me kurajo dhe vetëbesim, por pranuam dy golat idiot. Tranzicioni ishte i mirë, mirëpo kemi paguar gabimet që i bëmë ndaj një Suedia me shumë kualitet. Ekipi ishte pa atë zjarrin dhe e kishim të vështirë të luajmë ashtu. Gjatësia e tyre, sigurisht që bëri diferencën dhe ishte e vështirë për ne”, ka deklaruar Challandes i nervozuar pas ndeshjes.

Trajneri zvicerian ka thënë se nuk ishte e lehtë që të luajnë ndaj një skuadre të fortë siç është Suedia.

“Sidomos Ibra që është i gjatë dhe nuk mund të fitosh topin kundër tij, pasi është shumë i mirë në pranimin e topit të parë. Nuk ishte aspak e lehtë të luash ndaj kësaj skuadre, mirëpo nuk ishte aspak keq. Ne ishim pa ide, pa organizim dhe mund të themi se Suedia ishte e fortë për ne, pasi kemi ndryshuar mbrojtjen, mesfushën dhe nuk ishte situatë e lehtë”, ka shtuar më tej Challandes.

Kosova ndeshjen e ardhshme do të luajë ndaj Spanjës më 31 mars.