Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Suedia fiton pa vështirësi ndaj Kosovës

Suedia fiton pa vështirësi ndaj Kosovës

Suedia ka shënuar fitore me rezultat 0-3, ndaj Kosovës, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”.

Kosovë – Suedi, u luajtë në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Suedia e nisi më mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi me Claessonin pas asistimit të Zlatan Ibrahimoviqit.

Alexander Isak i mysafirëve ishte përballë vetëm me Samir Ujkanin, por goditja e tij përfundoi jashtë portës.

Ibrahimoviqi tentoi me kokë në minutën e 20’ por goditjen e tij e priti portieri Ujkani.

Vedat Muriqi e kishte rastin më të mirë për të barazuar rezultatin në minutën e 21’ pas një topi të bukur nga Milot Rashica me kokë.

Isak goditi fortë në minutën e 31’, por goditja e tij përfundoi jashtë portës pas një devijimi.

Kosova iu afrua golit në minutën e 34’ pas një goditje me kokë nga Vedat Muriqi, por goditja e tij shkoi afër shtyllës pingule.

Suedia e dyfishoi epërsinë në minutën e 35’ me sulmuesin e Real Sociedadit, Alexander Isak.

Bersant Celina e paraboloi portierin e Suedisë në minutën e 42’, por goditja e tij përfundoi jashtë portës.

45 minutat e parë u mbyllen me epërsinë 0-2, për suedezët.

Mysafirët e nisën më mirë duke rrezikuar me Isakin e Forsberin në fillimin e pjesës së dytë.

Emil Forsberg kishte rast të mirë në minutën e 60’ duke goditur afër portës.

Samir Ujkani u tregua i vëmendshëm në minutën e 68’ duke e pritur goditjen e Emil Forsbergut.

Sebastian Larson shënoi për 0-3, në minutën e 70’ nga penalltia të cilën e shkaktoi Milot Rashica.

Bernard Berisha u ndëshkua me karton të kuq në minutat shtesë të ndeshjes.

Deri në fund të ndeshjes Kosova krijoi një rast të vetëm me mesfushorin Hekuran Kryeziu.

Pas kësaj fitoreje Suedia pozicionohet në vendin e parë me 6 pikë në grupin B.

Kurse, Kosova me zero pikë në vendin e katërt.

 

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com