Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Suedia e mbyll pjesën e parë me epërsi prej dy golave ndaj Kosovës

Janë mbyllur 45 minutat e parë mes Kosovës dhe Suedisë me rezultatin 0-2.

Suedia e nisi më mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi me Claessonin pas asistimit të Zlatan Ibrahimoviqit.

Alexander Isak i mysafirëve ishtë përballë vetëm me Samir Ujkanin, por goditja e tij përfundoi jashtë portës.

Ibrahimoviqi tentoi me kokë në minutën e 20’ por goditjen e tij e priti portieri Ujkani.

Vedat Muriqi e kishte rastin më të mirë për të barazuar rezultatin në mintuën e 21’ pas një topi të bukur nga Milot Rashica me kokë.

Isak goditi fortë në minutën e 31’, por goditja e tij përfundoi jashtë portës pas një devijimi.

Kosova iu afrua golit në minutën e 34’ pas një goditje me kokë nga Vedat Muriqi, por goditja e tij shkoi afër shtyllës pingule.

Suedia e dyfishoi epërsinë në minutën e 35’ me sulmuesin e Real Sociedadit, Alexander Isak.

Bersant Celina e paraboloi portierin e Suedisë në minutën e 42’, por goditja e tij përfundoi jashtë portës.

Kosovë – Suedi është duke u luajtur në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Kjo ndeshje është duke u luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.