Skitari Arbi Pupovci fiton normën e parë olimpike ‘Pekin 2022’

Federata e Skitarisë së Kosovës ka marrë një lajm të mirë nga skitari Arbi Pupovci.

FSK-ja ka njoftuar se skitari Arbi Pupovci sot ka fituar normën e parë olimpike ‘Pekin 2022’, në garat ndërkombëtare të zhvilluara sot në Kolasin.

Pupovci është lëshuar në displinën e sllallomit të madh duke fituar 128.15 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Skijimit.