Skitari Albin Tahiri zë vendin e 21-të në Taravisios të Italisë

Skitari Albin Tahiri e ka zën vendin e 21-të në garën e Tarvisios në disiplinën e super sllallomit të madh duke iu afruar normës olimpike ‘Pekin 2022’.

Tahiri përfundoi të dyja lëshimet me kohë 1:11.14 minuta. Në lëshimin e parë doli i 20-ti, ndërsa në të dytin bëri një gabim që e la prapa. Në garë morën pjesë 82 garues, 15 dolën nga shtegu.

Rezultati i sotëm i tij ishte brenda kritereve olimpike, që nënkupton se Albin Tahirit i mjafton edhe një rezultat përafërsisht i tillë për të fituar normën olimpike Pekini 2022, në disiplinën e super sllallomit të madh.